Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të takohet me familjet e atyre që vdiqën tragjikisht dhe u plagosën në zjarrin në diskoteken “Pulse” në Koçan.
Ai deklaroi se situata me të lënduarit, të cilët po trajtoheshin në Ankara, ishte vështirësuar pas kthimit të tyre në Maqedoni, kur ndodhi një incident në aeroportin e Stambollit.
Mickoski zbuloi se ai foli personalisht me prindërit dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilët e zgjidhën situatën.
“Do të vazhdoj t’u drejtohem të gjithë atyre që u prekën nga kjo tragjedi. Kjo dhimbje nuk do të mbarojë shpejt, por ne duhet ta përballojmë atë dhe t’i zgjidhim problemet. Ky është një proces afatgjatë”, tha Mickoski, duke shtuar se i gjithë populli i Maqedonisë e ndjen dhimbjen dhe se të gjithë duhet të jenë solidarë në zgjidhjen e këtyre problemeve./Telegrafi/
Mickoski: Do të takohem me familjarët e viktimave nga tragjedia në Koçan appeared first on Telegrafi.