Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski njoftoi sot se emrat e ministrave të rinj nga radhët e koalicionit VLEN do të finalizohen deri nesër, ndërsa propozimi do t’i dorëzohet Kuvendit gjatë kësaj jave.
“Deri nesër do të finalizohen të gjitha çështjet. Pres që këtë javë t’i dorëzoj propozimet në Parlament. Kur gjithçka të jetë zyrtare, opinioni do të njoftohet”, tha Mickoski.
Mickoski për emrat e të mandatuarve në komunat ku nuk janë zgjedhur kryetarë, tha se do të kuptohet brenda ditës.
“Le të kalojnë në seancën e qeverisë. Seanca fillon për pak minuta dhe publiku do t’i mësojë emrat brenda disa orësh,” tha Mickoski.

