Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga nesër deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe shira të rastit.

DPHM njofton se nesër dhe të enjten priten reshje më të dendura, kur do të bien mbi 25 litra për metër katror në 24 orë.

Stabilizim i motit pritet nga e diela.

Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, tregon njoftimi, të enjten në male reshjet do të shndërrohen në borë, dhe temperaturat ditore do të bien me 4-6 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë gjithashtu kryesisht me vranësira dhe shira të rastit deri të shtunën.

Në pjesë të luginës, reshjet do të jenë herë pas here më të dendura dhe pritet të bien mbi 15 litra për metër katror në 24 orë.

Share.
Exit mobile version