Kryeministri Hristijan Mickoski, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Mickoski në Facebook shkruan se gjatë bisedës ka shprehur solidaritet të sinqertë me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të sulmeve.

“Sulmet ndaj shteteve sovrane dhe kërcënimet ndaj popullatës civile përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global. Maqedonia, si anëtare e NATO-s dhe partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara, mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial. Në kohë pasigurie në rritje, përgjegjësia, koordinimi me aleatët dhe një vendosmëri e qartë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm janë të nevojshme”.

“Në bisedë, theksova gjithashtu nevojën për kujdes dhe koordinim të shtuar për sigurinë e qytetarëve të RMV-së në rajon. Informova se institucionet e shtetit janë mobilizuar plotësisht dhe po e monitorojnë nga afër situatën, me gatishmëri për ndihmë, mbështetje dhe ndihmë të mundshme në kohë nëse është e nevojshme”.

“Maqedonia, në kontekstin e interesave dhe aleancave të saj strategjike, do të vazhdojë të veprojë me parime, me kujdes dhe përgjegjësi, në interes të stabilitetit dhe sigurisë”, shkroi Mickoski në Facebook.

Share.
Exit mobile version