Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot është përgjigjur lidhur me pretendimet e ministrit Igor Filkov për rishikimin e badenterit.

Mickoski thotë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk preket dhe se kjo është temë e mbyllur.

“Kjo është e drejtë juridike e Marrëveshjes Kornizë, ndërsa Marrëveshja Kornizë është pjesë e Kushtetutës, Marrëveshja Kornizë është përmbushur në tërësi, dhe kjo është një temë e mbyllur.

Ajo çka përbënte problem ishte balancuesi. Ju e dini se kemi propozuar ligj për përfaqësim të drejtë, e cila përveç përfaqësimit etnik do të ketë edhe elemente të cilat do të vlerësohet sipas cilësisë”, tha Mickoski.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov pat deklaruar se badenteri duhet rishikuar, në mënyrë që vendi të ecë përpara./Telegrafi/

Mickoski: Badenteri është pjesë e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk preket appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version