Nëse është aq i mençur sa paraqitet, Ahmeti duhet të marrë mësim dhe në vend që të kërcënojë, do të bëjë reforma strukturore, si në aspektin kadrovik në partinë e tij ashtu edhe në figura të reja dhe me program të ri të dalë para qytetarëve për ta kërkuar besimin e tyre, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski këshillon Ahmetit që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë drejt së ardhmes.
“E dëgjova atë brifing nga Ahmeti dhe bazuar në këtë mund të nxjerr dy konkluza, e para është të jap një këshillë, të shikojmë drejt së ardhmes, jo në të kaluarën. Fatkeqësisht, z. Ahmeti duket se ende jeton në të kaluarën sepse nëse jeton në të tashmen, do të mund të bëjë ndryshim të madh material midis të kaluarës dhe njerëzve nga e kaluara dhe e tashmja në të cilën ai është në opozitë, ndërsa përreth tij ka shumë milionerë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai është në opozitë”, ka thënë Mickoski.
Në më pak se pesë muaj, ai rikujtoi se do të fillojë fushata për zgjedhjet lokale.
“Qytetarët do të thonë se cila parti politike meriton besim dhe cila jo, cilët kryetarë bashkie dhe cilët këshilltarë dhe në bazë të atyre rezultateve mund të nxjerrim konkludime nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo”, ka thënë kryeministri.
Mickoski: Ali Ahmeti në vend që të kërcënojë le të bëjë reforma partiake appeared first on Telegrafi.