Koordinatorët e grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe Frontit Evropian sot në një deklaratë për mediat theksuan se qëllimi i Projektligjit për shpalljen e zonës përreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si Zonë Sigurie është të parandalojë subjektet private nga ndërtimi i objekteve private pranë ndërtesës legjislative, dhe jo, siç theksuan ata, të ndalojë protestat e qytetarëve.
Koordinatorët e grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe Frontit Europian sot në një deklaratë për mediat theksuan se qëllimi i Projektligjit për Shpalljen e Zonës Përreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si Zonë Sigurie është të parandalojë subjektet private nga ndërtimi i objekteve private pranë objektit të Kuvendit, dhe jo, siç theksuan ata, të ndalojë protestat e qytetarëve.
Ky është një ligj mbi të cilin është punuar për një periudhë të gjatë kohore, në të cilin grupi punues përfshinte disa institucione, duke filluar nga Avokati i Popullit, Qyteti i Shkupit, shërbimet parlamentare, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, anëtarë të Qeverisë, mbi të cilin të gjithë punuan së bashku sipas versionit të draftit. Të gjithë ne, si koordinatorë të grupeve parlamentare në Kuvend, me konsensus e nënshkruajmë këtë zgjidhje ligjore me qëllim që të kapërcehet vetëm ai problem”, tha Micevski.
Edhe koordinatori i LSDM-së, Oliver Spasovski, theksoi gjithashtu se qëllimi është të mbrohet hapësira përreth Kuvendit në mënyrë që asnjë subjekt privat të mos mund të ndërtojë ndonjë objekt privat brenda 2.5 metrave nga Kuvendi./Telegrafi/
Micevski: Zona e sigurisë përreth Kuvendit nuk është për të parandaluar protestat, por për t’u mbrojtur nga ndërtimet e subjekteve private appeared first on Telegrafi.