Izet Mexhiti thotë se po vijojnë bisedimet për ndryshimet në ekzekutiv pas largimit të Taravarit. Ai siguron që pozitat që ka VLEN në qeveri, do të mbeten te VLEN-i.
“U vërtetua ajo që nuk mundet të jesh edhe pjesë e qeverisë, edhe me BDI-në. Edhe pjesë e VLEN-it edhe me BDI-në. Tash kjo punë është absolvuar. Këto ditë jemi në bisedime intensive për formatimin e ri të qeverisë”.
“Ato vende dmth që i kanë takuar VLEN-it në të kaluarën, pa marrë parasysh a ka qenë hise e Aleancës, prapë mbetet në kuadër të VLEN-it. Dhe VLEN-i do të japë më të mirët, më profesionistët për detyrat e reja”, deklaroi Mexhiti.
Ai gjithashtu tha se struktura e Aleancës për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN-it.
“Edhe në të kaluarën, edhe tash kemi të bëjmë me atë që ASH-ja mbetet e përcaktuar aty ku ishte. Si pjesë e VLEN-it, si pjesë e ndryshimeve. Ka hise, ka kontribut në atë fitoren e VLEN-it. Ka kontribut në ndryshim, në rrotacionin politik që ndodhi, këtu ka devijuar lideri i tyre, të cilin mund ta kuptoj nëse i ka borxh z.Ahmetit, por nuk duhet pra edhe gjithë të tjerët për shkak të kësaj të devijojnë nga rruga”, tha mes tjerash Mexhiti./TV21/
Mexhiti: VLEN-i do t’i ruajë pozitat në Qeveri, ka bisedime intensive për formatimin e ri të qeverisë appeared first on Telegrafi.