minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Mexhiti: Unë personalisht kam iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm pas vdekjes së nënës nga Dellçeva - Shqiperia.info

Fatmir Mexhiti ka bërë një deklaratë për mendiat se përmes një kontrolli të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të konstatohet nëse janë bërë lëshime për vdekjen e nënës nga Dellçeva. Ai sqaron se ajo është dërguar në Qendrën Klinike nga spitali i Shtipit ku edhe ka lindur, por për shkak të gjakderdhjes së madhe së bashku me foshnjën është dërguar në Shkup.

“Fatkeqësisht, raste të tilla ndodhin në shëndetësi. Ka ngjarje fatkeqe kudo në botë, ju e dini që natyra është e tillë. Sot personalisht nga mëngjesi kam iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor dhe kur të kemi raport të plotë do ta ndajmë”, tha ministri Mexhiti.

Lexo po ashtu
Ndërroi jetë një lehonë në klinikat e Shkupit, shpëtohet foshnja

Shpjegim për gjithë rastin sot do të jap edhe spitali i Shtipit. /Telegrafi/

Mexhiti: Unë personalisht kam iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm pas vdekjes së nënës nga Dellçeva appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version