minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Mexhiti: Taravari ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën - Shqiperia.info

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti vlerëson se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën shqiptare dhe se çelësi për këtë ka qenë mbështetja që ka marrë nga anëtarësia.

“Është e qartë se do të jetë dinamike në bllokun shqiptar dhe nuk do të ketë më dilema, ata që i njohin mundësitë, kush është fituesi në bllokun shqiptar, gjegjësisht në bllokun europian për ndryshime. Tani e tutje dilema është se sa do të jetë dallimi”, tha Mexhiti për “Sitel”.

Sipas tij, Lidhja Evropian për Ndryshim do të fitojë bindshëm, sidomos në zonën e gjashtë.

Ai po ashtu konfirmoi se Taravari ishte një nga kandidatët për president.

“Kemi një vendim për një kandidat shqiptar për president dhe këtë herë me shanse të mëdha për të hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Mexhiti: Taravari ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version