minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare - Shqiperia.info

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe kandidati për deputeti nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar pas informacionet se kandidatja për presidente nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkoka ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, OBRM-PDUKM ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.

OBRM-PDUKM po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.

UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, shkruan Mexhiti në Facebook.

OBRM-PUKM dhe BDI vazhdojnë përplasjet në lidhje se kush do të bëjë qeverinë e ardhshme.

OBRM-PDUKM ka njoftuar se do të bëjë koalicion me opozitën shqiptare VLEN, ndërsa nga BDI thonë se për qeverinë e ardhshme vendos populli./Telegrafi/

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version