minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Mexhiti: Punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë - Shqiperia.info

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke vlerësuar se projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Sipas Mexhitit, punimet po ecin me ritëm të mirë dhe objekti po merr formë çdo ditë, duke e cilësuar kampusin si një investim të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja.

“Gjatë ditës së djeshme isha në inspektim të punimeve në Kampusin e Universitetit ‘Nënë Tereza’. Me kënaqësi pashë nga afër se punimet po ecin me ritëm të mirë dhe se ky projekt po merr formë çdo ditë. Një investim i rëndësishëm për arsimin dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja”, ka shkruar Mexhiti.

Share.
Exit mobile version