minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mexhiti: Po sjellim ligj për përfaqësim të drejtë, BDI nuk arriti ta bëjë as për 24 vite qeverisje - Shqiperia.info

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, thotë se me ligjin për Përfaqësim të Drejtë po miratohet ligj i një të drejte që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e të cilin BDI nuk ka arritur ta bëj përgjatë qeverisjes së saj mbi dy dekadëshe.

Mënyra e votimit me badenter të vogël, sipas Mexhitit nuk paraqet problem, ashtu siç pretendon opozita shqiptare.

“Për herë të parë do të mirret qeveria e Maqedonisë së Veriut me përfaqësimin adekuat, kjo pikë. Tjetra është vetëm teatër, sepse nuk mund ta paramendojnë atë që s’kanë mund ta bëjnë për 24 vite, VLEN – i po e bën 24 muaj. Pak e rëndësishme është me Badenter të Madh ose të vogël, 24 vite s’kanë mund të sjellin ligj, VLEN-i për 24 muaj po sjell ligj për përfaqësim adekuat, pikë.” – tha Mexhiti.

Share.
Exit mobile version