
Kreu i Lëvizjes Demokratike – pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se VLEN përfaqëson frymën e bashkimit dhe ndryshimit të vërtetë në politikën shqiptare.
Mexhiti thotë se VLEN-i është organizatë e përbërë nga Aleanca, Besa, Alternativa dhe Lëvizjes Demokratike, duke shtuar se nga ky koalicion u largua antivlera.
Reagimi i plotë:
“VLEN është fryma e bashkimit. VLEN është bashkimi rreth ndryshimit. VLEN është organizata politike e cila reflekton thirrjen e secilit shqiptar e shqiptare për përfaqësim politik cilësor, parimor dhe të ndershëm. VLEN është antipod i politikanëve të së shkuarës që kanë ndërtuar karriera me intriga, përçarje e komplote. VLEN është vlera. Dhe nga VLEN iku antivlera. Aleanca, Besa, Alternativa dhe Lëvizja bashkarisht janë VLEN, dhe VLEN vazhdon të jetë bashkimi i frymës së re karshi të vjetrës. Kjo është një betejë për parime. Nuk ka triumfalizëm. Në fund fitojnë shqiptarët”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti: Nga VLEN u largua antivlera, ne jemi fryma e bashkimit të shqiptarëve rreth ndryshimit appeared first on Telegrafi.