Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se shqiptarët pa dallime politike, të djathtë e të majtë po bashkohen në VLEN.
Ai tha se po ndalohet përçarja e votës shqiptare pasi me bashkimin e VLEN-it, po fillon një e epokë e re e fuqisë shqiptare.
Reagimi i Mexhitit:
“Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm.
Ky është momenti ynë. Ose bashkë, ose të humbur.
VLEN është bashkimi që nuk ndalet. Sepse kur shqiptarët bashkohen, askush nuk mund t’i ndalë”.

