Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot në Londër ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim politik dhe ekonomik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendit i vihen në dispozicion 6 miliardë euro (5 miliardë funte) për financimin e projekteve kapitale.
Mexhiti për thotë se marrëveshja përfshin zhvillimin e sektorëve kyç si transporti, shëndetësia, arsimi, teknologjia e informacionit dhe mjedisi jetësor.
Ai e vlerësoi këtë si marrëveshjen më të madhe ekonomike në historinë e vendit.
“Është ditë historike, këtu në dhomën ku ka funksionuar edhe Churchill, të nënshkruhet marrëveshja më e madhe historike për RMV-në. Marrëveshja që korrniza është diku 5 miliardë euro, të cilat do të investohen në zgjidhjen e probleme jetike, strategjike të shtetit, duke filluar nga infrastruktura hekurudhore, Korridorin 10, Korridorin 8.
Po ashtu parashihet ndërtimi i spitalit në Kërçovë, rekonstruimi i klinikave në Tetovë. Ndërtimin e fakultetit të mjekësisë, e njëjta edhe në Shtip.
Është një kombinim i projekteve nga shëndetësia dhe arsimi. Këtu është propozuar dhe është para miratimit, me ndihmën e këtij projekti njëherë e përgjithmonë Maqedonia të pastrohet nga mbetjet e rrezikshme, siç janë në kuadër të fabrikës së OHIS, Jugohrom, Vakcincë-Llojan, të cilat janë të dëmshme për natyrën, por edhe për shëndetin e qytetarëve”, tha mes tjerash Mexhiti.
Mexhiti: Marrëveshja ekonomike me Britaninë është më e madhja në historinë e RMV-së appeared first on Telegrafi.