minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mexhiti: “Marre” është ta akuzoni VLEN-in për procesin euro-integrues - Shqiperia.info

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në një status në Facebook ka reaguar në lidhje me akuzat e BDI-së, për rrugën eurointegruese të vendit, duke akuzuar koalicionin VLEN se kanë dështuar në rrugën e integrimit. Mexhiti në një shkrim të tij ka bërë një retrospektivë të shkurtër. Shkruan se pas 22 vitesh dështim në procesin euro-integrues, MARRE është të akuzoni koalicionin VLEN që “paska dështuar” në rrugën e integrimit.

“Për BDI-në dhe “suksesin” eurointegrues – retrospektivë e shkurtë

– Viti 2008 – Greqia me veto bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO për shkak të çështjes së emrit. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Ali Ahmetin që të bënte koalicion qeverisës me politikanin e tij të preferuar – Nikolla Gruevskin.

– Viti 2009 – NATO tha JO për Maqedoninë e Veriut: BE tha JO për Maqedoninë e Veriut. BDI-ja rrinte në pushtet me Gruevskin.

– Viti 2010 – “JO” për Maqedoninë e Veriut kaloi në status quo edhe për integrimin në NATO edhe për integrimin në BE. BDI-ja nuk e prishte koalicionin qeveritar me Nikolla Gruevskin.

– Viti 2011 – Qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme e formuan Nikolla Gruevski me Ali Ahmetin. BDI mori Ministrinë e integrimeve. Vendi vazhdoi me raporte negative dhe me “JO”-të nga Brukseli. Ministrat e BDI-së në dikasterin e integrimeve u bënë dekor dhe asgjë më shumë. Megjithatë, BDI nuk dilte nga qeveria e Nikolla Gruevskit.

 

– Vitet 2012 dhe 2013 ishin të njejta. BDI rrinte në qeveri me Nikolla Gruevskin. Integrimi europian nuk ishte askund në horizont e megjithatë nuk kishte forcë që e ndante BDI-në nga përqafimet e Nikolla Gruevskit.

– Viti 2014 – përsëri zgjedhje të parakohshme, përsëri qeveri BDI-Nikolla Gruevski, përsëri bllokadë në procesin integrues. Përsëri BDI nuk kishte arsye për ta braktisur Nikolla Gruevskin!

– Vitet 2015-2016 – vendi u gjend në krizë të thellë politike me përgjimet. Integrimi europian u harrua si prioritet qeveritar. Por rehatinë e BDI-së në kolltuqet e Qeverisë nuk e prishte asgjë!

– Viti 2016 – tek maqedonasit ndodhi rotacioni politik. Tek shqiptarët BDI-ja vazhdonte të jetë në qeveri. Integrimi europian poashtu vazhdonte të mos ishte askund.

– Vitet 2017, 2018, 2019- në qeveri asgjë e re. BDI në pushtet, integrimi në vdekje klinike.

– Viti 2020 – u votua qeveria e “kryeministrit të parë shqiptar” që u bë vetëm ombudsman, ndërsa BDI mori Ministrinë e punëve të jashtme për ta integruar vendin në BE. As Ministri i jashtëm i BDI-së nuk arriti ta integrojë Maqedoninë e Veriut në BE.

– Viti 2024 – pas 22 vitesh u votua Qeveria e parë pa BDI-në.

Pas 22 vitesh dështim në procesin euro-integrues, MARRE është të akuzoni koalicionin VLEN që “paska dështuar” në rrugën e integrimit.

Por hej, çka është marrja për rezilin?!, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Mexhiti: “Marre” është ta akuzoni VLEN-in për procesin euro-integrues appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version