minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mexhiti: Kuvendi do të vendos nëse do të jem ministër në Qeverinë teknike - Shqiperia.info

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në brifingun e sotëm me gazetarët tha se Kuvendi dhe deputetët do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeverinë teknike.

Mexhiti është i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Fatmir Mexhiti është ende ministër i Shëndetësisë, nuk do të japë dorëheqje. Kam punuar me nder dhe nuk kam pse japë dorëheqje. A do të jem edhe tutje ministër, do të vendosin deputetët dhe Kuvendi. Por premtoj se pas muajit maj, do të jem sërish ministër”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu tha se nuk është e vërtetë se ai do të shkarkojë drejtorët e BDI-së.

“Ju premtoj që përderisa jam ministër askush nuk mund t’i prekë dhe i respektoj”, thotë Mexhiti.

Mirëpo, sipas tij, drejtorët kanë marrë pushim mjekësor por nuk kanë qenë të sëmurë./Telegrafi/

Mexhiti: Kuvendi do të vendos nëse do të jem ministër në Qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version