
Zv. kryeministri Izet Mexhiti njofton se katër deputetë nga Fronti Europian janë të interesuar t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare.
“Nuk janë finalizu bisedimet, janë në përfundim e sipër, por vërtetoj se ka një numër të tillë, të cilët më veç kanë braktisur Frontin dhe do të mbështet shumicën”, tha Mexhiti për “Alsat”.
Mexhiti konfirmoi se ka komunikim edhe Ziadin Selën.
Por ai siguroi se katër deputetët që pretendojnë t’i bashkangjiten shumicës janë nga Fronti Europian.
Në lidhje me largimin e Arben Taravarit nga Qeveria, Mexhiti tha se as VLEN-i, as opinioni dhe as vetë anëtarët e ASH-së nuk e kanë të qartë daljen e tij nga Qeveria./Telegrafi/
Mexhiti: Jemi në bisedime me katër deputetë të Frontit Europian për t’ju bashkangjitur qeverisë appeared first on Telegrafi.