Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka dënuar ashpër thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.
Mexhiti në reagimin e tij shkruan se fjalët fyese nuk kanë vend në shoqërinë tonë.
“Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë. Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike.
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt. Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë. Thirrjet me frymë fashiste, nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më”, ka shkruar Mexhiti.
Për të njejtin rast reagoi edhe opozitarja BDI, teksa nga qeveria apo MPB-ja nuk ka ende reagim.
Mexhiti: Fjalët fyese që nxisin urrejtje nuk kanë vend në shoqërinë tonë appeared first on Telegrafi.