minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë - Shqiperia.info

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në 130 vende në botë pa vizë, që është për tre vende më shumë se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas „The Henley Passport Index“, pasaporta e RMV-së renditet e 38-ta në botë, një kërcim prej shtatë vendesh krahasuar me vitin e kaluar.

Në listën e vitit 2025, ne jemi prapa Serbisë, e cila renditet e 34-ta, ndërsa jemi para Malit të Zi (40), Bosnjës dhe Hercegovinës (42) dhe Shqipërisë (43), Turqisë (46) Kosovës (61).

Pasaporta më e fuqishme në botë këtë vit është Singapori, qytetarët e të cilit mund të hyjnë në 193 nga gjithsej 227 vende pa vizë. Në vendin e dytë janë Japonia dhe Koreja e Jugut me qasje në 190 destinacione pa vizë paraprake, në vendin e tretë janë Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Spanja dhe Finlanda me qasje në 189 destinacione. Në vendin e katërt me një pasaportë që lejon udhëtimin pa viza në 188 vende janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, në vendin e pestë me mundësinë e udhëtimit pa viza në 187 destinacione janë Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re. Një pasaportë britanike ju lejon të udhëtoni lirisht në 186 vende, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë, ndërsa një pasaportë amerikane është në vendin e 10-të dhe ju lejon të udhëtoni në 182 destinacione pa vizë./Telegrafi/

Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version