Ka nisur mbyllja e vendkalimit ilegal te ura në Bit Pazar të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes vërehen forca të shtuara policore, ndërkaq, disa nga qytetarët janë shprehur të revoltuar, duke kërkuar që i njëjti të vazhdojë të funksionojë.

Mbylljen e këtij vendkalimi dje e paralajmëroi edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili tha se ky vendkalim do të mbyllet, pavarësisht kërkesës së qytetarëve.

Ura që ndodhet afër vendkalimit ilegal në Bit-Pazar, për momentin është e mbyllur. Nuk dihet nëse pas mbylljes së kalimit ilegal do të largohet edhe ura apo do të vihet në funksion për kalimtarët. Deri tani të paktën tre viktima dhe shumë aksidente trafiku kanë ndodhur pikërisht në vendin ku ndodhet vendkalimin ilegal në Bit-Pazar.

Share.
Exit mobile version