minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës - Shqiperia.info

MPB Maqedoni njofton opinionin se nga mesi i muajit prill (14.04.2025) zyrtarisht do të fillojë me funksionimin e kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han.

Nga MPB thonë se ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.

Lexo po ashtu
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

Në muajin shkurt, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, inspektuan punimet në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One Stop Shop”.

Ata thanë se ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, si dhe do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve./Telegrafi/

Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version