Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi.
“Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12:00 deri në orën 12:00, 1,224 shtetas hynë në vend, dhe 7,954 shtetas u larguan. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 3,098 hynë në vendin tonë, dhe 2,708 u larguan”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Brendshme thotë se 3,040 shtetas të RMV-së dhe 4,430 shtetas të huaj u larguan nga vendi përmes pikës kufitare të Bllacës.
“Në pikën kufitare Bllacë nga dje deri sot, nga ora 12:00, kanë hyrë 1979 shtetas, ndërsa 3040 kanë dalë nga vendi. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë kanë hyrë 6339 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 4430 kanë dalë”, tha Andreevski.
Ministria e Brendshme thotë se janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve. Është praktikë që pothuajse çdo fundjavë e zgjatur një pjesë e madhe e qytetarëve maqedonas të kalojnë jashtë vendit.

