MPB Maqedoni njofton se në zonat e të tetë Sektorëve të Punëve të Brendshme, gjatë dy ditëve të fundit (6 dhe 7 maj 2025), oficerët e policisë, në kuadër të kontrolleve intensive të trafikut, lëshuan gjithsej 1452 urdhërpagesa pas masave të ndërmarra, veçanërisht në bazë të Ligjit për Sigurinë në trafikun rrugor, si dhe në bazë të Ligjit për automjetet.
Sipas të dhënave statistikore, numri më i madh i shkeljeve të lëshuara nga drejtuesit e automjeteve – 436, lidhen me parkimin e paligjshëm, ndërsa 258 lidhen me tejkalimin e shpejtësisë.
Lidhur me shkeljet e tjera të regjistruara, u vendosën 132 sanksione për mosvendosje të patentës së drejtimit, pastaj 162 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, si dhe 44 shkelje për drejtuesit e motoçikletave për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse. Kjo pasohet nga 85 shkelje për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 11 shkelje të kryera nga këmbësorët”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Mbi 1400 gjoba për dy ditë për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.