Seanca konstituive e grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor nuk u mbajt, për shkak të kërkesës së partive shqiptare që materialet të përktheheshin në gjuhën shqipe.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, i cili duhej të kryesonte seancën, deklaroi se debati thelbësor ende nuk kishte filluar dhe se shpreson që seanca të mbahet javën e ardhshme.
Siç ishte raportuar më parë nga Ministria e Drejtësisë për AIM-n, takimi duhej të zgjidhte një kryetar të grupit të punës dhe të miratonte një sërë rregullash procedurale.

