Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj ka publikuar një thirrje publike për shoqatat e akredituara të mësuesve që organizojnë konkurse për nxënësit e shkollave të mesme, me qëllim mbulimin e kostove të regjistrimit dhe udhëtimit, pra për pjesëmarrje në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare të shkencës (International Science Olympiad).

Siç sqaron MASH, një shoqatë e akredituar mund të marrë mjete financiare për pjesëmarrje vetëm në një olimpiadë shkencore ndërkombëtare. Fletëparaqitje elektronike në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe më së voni deri më 31 tetor të vitit 2025.

Në varësi të rregullave të organizatorëve të çdo olimpiade shkencore ndërkombëtare individuale, do të financohet pjesëmarrja e më së shumti gjashtë nxënësve dhe dy mentorëve.

“Për Shoqatat e mësimdhënësve të cilët dërgojnë nxënës të shkollave të mesme në ndonjërën nga olimpiadat e 15-ta shkencore ndërkombëtare, si dhe për familjet e nxënësve, përfundojnë brengat lidhur me pjesëmarrjen nga aspekti financiar. Në vend që të financohen në mënyrë të pavarur ose të kërkojnë sponzorë, nga tani shpenzimet për pjesëmarrje në këto gara ndërkombëtare prestigjioze do t’i mbulojë shteti. Ky është një nga përfitimet e ndryshimeve në Ligjin për arsimin e mesëm që u miratuan muajin e kaluar. Kujdesi për të rinjtë është në rritje”, citon Ministria.

MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version