minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të - Shqiperia.info

Maqedonia do të marrë tarifa preferenciale nga Shtetet e Bashkuara për mbi 60 produkte strategjike, të rëndësishme për ne – njoftoi kryeministri Mickoski. Ai tha se tarifa do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind.

“Pres që diku rreth 63, 64 produkte, të cilat janë strategjike për ne, të kenë një tarifë preferenciale, e cila do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind”, tha sot kryeministri Mickoski.

Kjo vjen pas negociatave midis autoriteteve në Shkup dhe Uashington, pasi Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar vendosën tarifa prej 33 përqind për importet nga Maqedonia./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version