
Një stuhi e shoqëruar me erëra të forta dhe bubullima goditi Shkupin dhe zonën përreth sot pasdite.
Në rrjetet sociale tashmë qarkullojnë video dhe foto, përfshirë një video të një peme të rrëzuar në autostradën Shkup – Tetovë. Deri më tani, nuk ka informacione për të lënduar ose dëme të mëdha materiale.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron për mot të paqëndrueshëm në Maqedoni, veçanërisht mbi pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit.“Reshje intensive vërehen në perëndim të Shkupit, drejt Tetovës dhe Gostivarit, gjë që tregon praninë e vranësirave aktive konvektive me shi të rrëmbyeshëm dhe ndoshta breshër” njoftojnë nga DPHM./Telegrafi/
Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, erëra të forta dhe bubullima appeared first on Telegrafi.