
“Nëse ma mundëson Zoti që t’i marr më mirë do bëhet. Çfarë do të ndryshoje nëse i merr dokumentet? Shumë gjëra do ndryshojnë, do të shkojnë fëmijët në shkollë, do të kenë fëmijët dokumente që të mund t’i shëroj.”
Emrana Mustafa, është një nënë rome e cila disa vite më parë ishte “fantomë” në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ajo u pajis me dokumente identifikimi, dy fëmijët e sajë vazhdojnë të mbeten pa numër amë dhe pjesë e numrit të lartë të personave “fantomë” në vend.
“Po unë kam dokumente tani por vetëm për dy fëmijët nuk kam. E kur lindi fëmija nuk kishit dokumente? Jo, nuk kisha, sepse isha refugjate dhe me ato dokumente i nxora fëmijët nga spitali. Momentalisht kjo më bën problem. A është e vështirë të jetohet kështu? Po, shumë, as në shkollë nuk mund t’i regjistroj. Nuk mund të siguroj barnat, ja njërin e kam në shtëpi të sëmurë por nuk mundëm sepse kërkojnë para, e unë nga të marr. Burri më punon në hekurishte por për 150 denarë çfarë të bëjmë, a për ushqim, a për mjekim”, tha Emrana Mustafa – Banore e Shuto Orizarit.
Si Emrana Mustafa, në vendin tonë janë shumë persona të tjerë që ballafaqohen me mungesë të shtetësisë. Edhe pse shumica e personave “fantomë” janë të përkatësisë rome, ka edhe shumë të tjerë të etniteteve të tjera që nuk kanë asnjë dokument identifikimi.
Sipas Latifa Shikovskas, grupi i punës në Kuvend vazhdon të punojë në procesin e regjistrimit të personave “fantomë” deri në mbylljen e plotë të këtij problemi.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që grupi i punës në kuvend vazhdon të punoje në procesin e regjistrimit të të gjithë personave pa dokumente identifikimi deri në mbylljen e plotë të këtij problemi pasi edhe në mandatin tim kjo grupe kontribuoi që të përshpejtohen proceset që sa më shpejtë të pajisen me dokumente fëmijët dhe të rriturit dhe në bazë të asaj të mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre si çdo qytetar i vendit”, tha Latifa Shikovska – Ish deputete rome .
Sipas Latifa Shikovskas, edhe pse numri zyrtar i personave “fantomë” në vend është rreth 700, shifrat janë shumë të larta, pasi në terren çdo ditë identifikohen persona të rinj, fëmijë dhe të rritur të cilët ende nuk janë të regjistruar dhe nuk kanë një certifikatë identifikimi apo letërnjoftim./Alsat.mk
Maqedoni, qindra persona vazhdojnë të jenë “fantazmë”, nuk kanë kurrfarë dokumenti identifikimi appeared first on Telegrafi.