minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Maqedoni, një e treta e popullsisë e ka menduar emigrimin - Shqiperia.info

Sipas hulumtimit të “Detektor” që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, 32.3% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se po mendojnë ose kanë menduar emigrimin nga shteti, ndërsa 63.6% e të anketuarve nuk kanë menduar për këtë çështje.

Sipas hulumtimit, emigrimin më së shumti e mendojnë personat 40-49 vjet të cilët janë shprehur se kanë pasur dhe kanë plane për të emigruar. Përafërsisht i njëjtë është edhe për moshën 30-39 vjet ose 42.2%, ndërsa te të rinjtë, nën 30 vjet, 37.8% e kanë menduar të emigrojnë nga shteti.

52.7% e të anketuarve kanë thënë se në 5 vitet e ardhshme nuk ka mundësi të emigrojnë nga Maqedonia, ndërsa për të njëjtën periudhë, 11.5% e të anketuarve shprehen se do të emigrojnë.

Arsyet e emigrimit janë pagat më të larta 17.2%, kushtet më të mira për punë 15.7% dhe mundësitë më të mirë që u ofrohen fëmijëve 12.2% si dhe sistemi shëndetësor dhe arsimor që i ofrojnë vendet e huaja 11.5%.

Destinacioni më i preferuar ose 42.7% është një nga vendet e BE-së, 6.1% SHBA ose Kanada, 4.4% Austria ose Zelanda e re dhe 4.9% do të kishin zgjedhor ndonjë vend tjetër të botës./Telegrafi/

Maqedoni, një e treta e popullsisë e ka menduar emigrimin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version