Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka njoftuar se shporta minimale sindikale për muajin dhjetor të këtij viti arrin 65.492 denarë dhe është rritur për 319 denarë krahasuar me shportën minimale të muajit të kaluar, e cila ishte 65.173 denarë.
LSM sot njoftoi se nëse i shtohet qiraja për një apartament me qira prej 60 metra katrorë, shporta minimale sindikale për dhjetor arrin 80.867 denarë.
Sipas llogaritjeve të LSM, për dhjetor për ushqim dhe pije janë të nevojshme 23.640 denarë, për Arsim 7.159 denarë, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.130 denarë, veshje dhe këpucë 5.875 denarë, transport 4.636 denarë, Restorante dhe hotele 4.131 denarë, komunikim 3.417 denarë, higjienë personale dhe mirëmbajtje e higjienës në shtëpi 2.620 denarë.
Kujtojmë se nga 1 janari, përveç që sindikatat do të llogarisin shportën minimale të konsumit, edhe Qeveria do të bëjë llogaritjen për shportën mesatare të konsumit, e cila do të jetë për një familje me të paktën katër anëtarë.
