
Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se “Maqedonia po përballet përsëri me rritje të madhe të çmimeve dhe inflacionit, ndërsa Qeveria ka vendosur të rrisë pagat e zyrtarëve”.
Nga LSDM thonë se për punëtorët dhe qytetarët – nuk ka asgjë përsëri.
“Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, inflacioni vjetor në maj 2025 është 3.3%, që është një rritje krahasuar me prillin, kur ishte 2.6%. Përveç kësaj, inflacioni mujor prej 1.5% është më i larti këtë vit. Kjo do të thotë një gjë – jeta po bëhet më e shtrenjtë, dhe qeveria nuk ka as plan dhe as kapacitet për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. Por, sigurisht, ajo ka një plan të mirë për të rritur pagat e veta”.
“LSDM ka paralajmëruar vazhdimisht: çmimet po rriten dhe do të vazhdojnë të rriten nëse nuk merren masat që kemi ofruar. Mickoski po përpiqet t’i bindë qytetarët se pagat e tyre janë rritur, por fakti është se vetëm pagat e njerëzve të tij në Qeveri dhe institucione po rriten, ndërsa populli mezi po mbijeton. Kjo qeveri nuk ka vizion ekonomik, as strategji dhe as empati. Kjo qeveri ka vetëm interesa personale dhe punon vetëm për vete – dhe për askënd tjetër”, thonë nga LSDM.
LSDM: Sërish rriten çmimet, Qeveria rriti vetëm pagat e funksionarëve appeared first on Telegrafi.