Raporti i Waitz është një konfirmim i ri se Qeveria po e shtyn Maqedoninë drejt izolimit, vlerësojnë nga LSDM.

“Raporti i raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, është një tjetër konfirmim i asaj që LSDM ka thënë prej muajsh: Maqedonia është e bllokuar, nuk ka reforma, procesi i pranimit në BE është i bllokuar, qeveria po e shtyn vendin drejt izolimit.

“Procesi i pranimit është i bllokuar” nuk është një vlerësim i opozitës, por qëndrimi zyrtar i këtij raporti.

Dokumenti thotë qartë se nuk ka përparim në sundimin e ligjit, reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. Mesazhi nga Brukseli është i qartë: zgjerimi mund të përshpejtohet, por vetëm nëse ka reforma të vërteta dhe sundim të ligjit”, thonë nga LSDM.

Waitz: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë reformat, ndërsa BE-ja duhet të përmbushë detyrimet e saj

Nga LSDM thonë se në vend po miratohen ligje për gjyqësorin që nuk janë në përputhje me rekomandimet e BE-së.

“Në vend të reformave, Qeveria po fillon qëllimisht grindje me fqinjët e saj, me qëllim që të justifikojë izolimin dhe të bllokojë negociatat. Po zhvillon një fushatë anti-BE me akuza se fajin e ka Europa”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version