Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë dhe shpenzimet e jetesës po rriten pandalë, kryeministri Hristijan Mickoski po shpërndan tezën se inflacioni është pasojë e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një manovër për ta zhvendosur fajin për gjendjen ekonomike te punëtorët dhe pensionistët, dhe jo te arsyet e vërteta, thonë nga LSDM.

“Nëse shohim të dhënat e fundit statistikore për krahasimin mes pagës mesatare dhe shportës konsumatore, do të shohim se shpenzimet rriten dyfish më shpejt se rritja e pagës. Vlera e shportës sindikale është rritur nga 61.855 denarë në mars në 63.908 denarë në maj, pra për tre muaj kemi një rritje prej 2.053 denarësh. Në të njëjtën periudhë, paga mesatare neto është rritur nga 44.763 denarë në 45.796 denarë, pra për tre muaj është rritur vetëm me 1.033 denarë.

Nëse shohim edhe shifrat më të reja, dallimi bëhet edhe më i dukshëm. Në qershor shporta arriti në 64.698 denarë, ndërsa në korrik në 65.328 denarë, që do të thotë një rritje shtesë prej 1.420 denarësh vetëm për dy muaj. Për të njëjtën periudhë nuk ka të dhëna për pagën mesatare, por trendi i muajve të mëparshëm tregon qartë se rritja e pagave është shumë më e ngadaltë se rritja e shpenzimeve. Fuqia reale blerëse e qytetarëve po bie. Pretendimi se pagat po e shtyjnë inflacionin është ekonomikisht i paqëndrueshëm.

Kryeministri flet edhe për pensionet si arsye e shtrenjtimit, por faktet e kundërshtojnë këtë. Në mars pati një rritje të vetme, lineare, prej 2.500 denarësh. Por kjo nuk u bë trend. Në prill pensioni mesatar ra në 26.163 denarë, në maj ishte 26.157, ndërsa në qershor mezi u rikthye në 26.207 denarë. Pensionistët vazhdojnë të jetojnë në kufirin e ekzistencës. Të ardhurat e tyre mezi mbulojnë shpenzimet bazë. Akuzimi se ata po shkaktojnë inflacionin është ekonomikisht dhe moralisht i gabuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

LSDM: Punëtorët dhe pensionistët nuk janë fajtorë për shtrenjtimet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version