Në vend të pozicioneve më të mira siç ishte premtuar, pas një viti qeverisjeje të OBRM-PDUKM-së, Maqedonia e Veriut është bllokuar, me një pozicion shumë më të keq, të përkeqësuar në planin ndërkombëtar, vlerësojnë nga LSDM.

Sipas partisë opozitare, në vend të progresit dhe krenarisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, solli turp dhe poshtërim.

“Ajo që për fat të keq e dëshmojmë në periudhën e fundit është ajo që paralajmërohet si turp më i madh në historinë më të re, e ajo është kërcënimi për fshierjen e gjuhës maqedonase, apo fshierjen e identitetit maqedonas në Parlamentin Evropian. Vetëm për 365 ditë kishin sukses ta rrezikojnë që aq me aq mund arritëm ta çimentojmë atë njëherë e përgjithmonë, e ai është identiteti ynë. LSDM siguroi gjuha të jetë e shkruar në kornizën negociuese, LSDM arriti që të nënshkruhet marrëveshje me Frontex, pa fusnota apo shtesa që jemi mësuar ti shohim” – tha Andrej Zhernovski nga LSDM.

 

LSDM: Politika e jashtme është dështim, Maqedonia e Veriut e bllokuar nga Mucunski appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version