Nga LSDM sot kanë reaguar lidhur me arrestimin e fundit të drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë, Vase Anakiev.

Mori ryshfet prej 50 mijë eurove, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Vase Anakiev, drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë

“Shikoni, para së gjithash, asgjë nuk na habit, as nuk prisnim diçka më pak nga qeveria më e korruptuar në rajon dhe në Evropë. Le të ketë një skandal tjetër.

Siç e dini, ne kemi zbuluar publikisht shumë të tjera, skema kriminale, rrjete tenderash e të ngjashme.

Së dyti, kjo është provë pse nuk ka para për bujqit, sepse nuk ka subvencione, sepse nuk ka pagesa dhe sepse nuk mund të presin asgjë nga institucionet në bujqësi të konceptuara në këtë mënyrë.

Dhe së treti, një koment për ekzagjerimin se ky është një veprim i organizuar për të shtypur krimin. Kjo nuk është aspak ajo për të cilën bëhet fjalë dhe qeveria nuk mund të mburret me të. Është më shumë sikur dikush u ngopë, e raportoi dhe iu desh të vepronte”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version