Projektligji për kredi prej 260 milionë eurosh plus interesat kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit. Opozita nuk ishte në sallë.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, tha se bëhet fjalë për një huamarrje nga kreditorët ndërkombëtarë, të parashikuar në buxhet.

Kredia do të tërhiqet në një transh me një periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe normat më të favorshme të interesit në treg.

Kredia u zhbllokua pasi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, thirri seancë të komisionit, të cilën e kryesoi zv.kryetari Bojan Stojanoski.

LSDM akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës, sepse kryetarja e Komisionit ishte e pranishme. Nga LSDM njoftuan kallëzim penale kundër Gashit dhe procedurë interpelance.

“LSDM është në dijeni se nuk kanë argumente për të mbështetur pretendimet e tyre”, u përgjigj Stojanoski.

Seanca plenare në të cilën do të votohet ligji me procedurë të shkurtuar është paralajmëruar për të premten.

Share.
Exit mobile version