OBRM-PDUKM po organizon qytetarët e Maqedonisë për një tubim në mbështetje të Vuçiçit, që është një ndërhyrje e turpshme në punët e brendshme të një vendi tjetër, thotë LSDM.
“Ndërsa kemi paralajmëruar prej muajsh se Vuçiç po qeveris Maqedoninë, tani OBRM-PDUKM po organizon drejtpërdrejt qytetarët e Maqedonisë për një kundër-tubim në Beograd në mbështetje të Aleksandar Vuçiçit. Posteri që po shpërndajnë në të gjithë Maqedoninë tregon qartë: mbledhje dhe nisje për tubim para konsullatës serbe në Kumanovë, me qëllim mbështetjen e Vuçiçit. Kjo është një ndërhyrje e turpshme në punët e brendshme të një vendi tjetër. Kjo është pikërisht ajo që Parlamenti Europian e quan “bota serbe” – ndikim dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Serbisë në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e partisë LSDM.
Nga LSDM thonë se Maqedonia është nën presion dhe ndikim të vazhdueshëm nga shërbimet serbe dhe ruse.
“Zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, bashkëpunëtori më i ngushtë i Mickoskit, po merr pjesë në këtë organizatë me marrëveshje me Millosh Vuçeviçin që nga disa ditë më parë. Kjo nuk është rastësi. Kjo është pjesë e të njëjtit rrjet: Orban – Vuçiq – Mickoski.
Ndërsa VMRO paraqitet si një parti “pro-maqedonase”, me pasaporta bullgare, zyrtarët e saj po organizojnë qytetarë të Maqedonisë që të shkojnë të mbështesin Vuçiçin dhe “botën serbe”. Mjaft me interesat e huaja në tokën e vendit. Qytetarët e shohin qartë: OBRM-PDUKM nuk punon për Maqedoninë – ajo punon për qendrat e huaja të pushtetit. Reformat tani. Evropa tani”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

