minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
LSDM: Nëse OBRM-PDUKM nuk i mbështet propozimet e veta për qeverinë teknike, nuk do ta bëjmë as ne - Shqiperia.info

Partia opozitare maqedonase në pushtet LSDM, thotë se nëse OBRM-PDUKM-ja nuk e voton qeverinë teknike dhe nuk i përkrah propozimet e veta për qeveri teknike, atëherë nuk ka arsye pse të votojnë as deputetët e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se nëse propozimet e opozitës nuk e meritojnë mbështetjen e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, nuk ka bazë për ta kërkuar atë nga deputetët e tjerë.

“Në një rast të tillë, pozitat në Qeverinë teknike të OBRM-PDUKM-së duhet të mbeten bosh, dhe mandatari të propozojë një Qeveri në të cilën ato pozita do të jenë të paplotësuara”.

“Sipas ligjit, OBRM-PDUKM si të gjitha partitë e tjera politike që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Nëse OBRM-PDUKM nuk i mbështet propozimet e veta për qeverinë teknike, nuk do ta bëjmë as ne appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version