Investimi prej 30 milionë eurosh i shpallur sot nga kryeministri Hristijan Mickoski nuk mund ta mbulojë as pak rënien e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të vitit 2025, thonë nga partia maqedonase në opozitë, LSDM.

Nga kjo parti thonë se sipas të dhënave nga Banka Kombëtare, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, investimet e huaja direkte ranë me 261.7 milionë euro – nga 397.5 në 135.8 milionë euro. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, rënia është 191.4 milionë euro.

“Investimi për të cilin u mburr Mickoski nuk e mbulon rënien e investimeve të huaja sepse vendi po humbet qindra milionë euro. Ky është niveli më i ulët i investimeve të huaja direkte që nga viti 2020, kur bota ishte nën izolim për shkak të pandemisë. Sot, nuk ka krizë globale – ka paralizë ekonomike të brendshme për shkak të paaftësisë së qeverisë. Ajo që është edhe më e rëndësishme është se Kryeministri hesht për këtë rënie. Pse nuk tha ai se investimet u përgjysmuan? Pse nuk përmendët të dhënat zyrtare nga Banka Kombëtare? Përgjigja e vetme është – sepse ato nuk përshtaten në narrativën e supozuar të “sukseseve rekord”.

“Arsyet e rënies nuk janë të jashtme – ato janë të brendshme: paaftësia e qeverisë, mungesa e largpamësisë, një agjendë e ngrirë evropiane, populizmi politik dhe diplomacia jofunksionale. Kjo është arsyeja pse të gjitha shifrat ekonomike janë shkatërruese. Rekordi prej 1.255 miliardë eurosh të investimeve të huaja direkte në vitin 2024 nuk është rezultat i kësaj qeverie, por rezultat i politikave të LSDM-së. Viti 2025 tregon pamjen e vërtetë – një rënie të investimeve, stagnim ekonomik dhe pasiguri”.

LSDM: Mickoski nuk mund ta mbulojë rënien e investimeve të huaja për 261 milionë euro në vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version