
Partia opozitare LSDM, ka shpalosur sot akuza serioze ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski.
LSDM pretendon se, kryeministri është i përfshirë në një rrjet të biznesit energjetik, i cili shtrihet nga kompanitë offshore, përmes partnerëve rajonalë të biznesit, deri te vendosja e njerëzve të afërt në funksione kyçe në institucionet shtetërore.”
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Jon Frçkovski, në konferencën e sotme për media, tha se bëhet fjalë për rrjet që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me biznesin e enegjisë elektrike, ndërsa akuzoi se, pikërisht në këtë rrjet fshihet arsyeja për rritjen e harxhimeve të rrymës.
“Shikojeni këtë oktapod. Në krye është sigurisht Mickoski. Por, fillojmë me një emër për të cilin Mickoski nuk dëshiron të flitet – Dushan Adamoviq. Mikoski e ka emëruar konsull nderi në Serbi, ndërsa 15 ditë i shmangej përgjigjjes për lidhshmërinë me të. Përmes Adamoviqit, një funksionar i SNS-së – partia simotër e VMRO-së, arrijmë te një kompani offshore nga Qipro, prej nga fillon zbërthimi i kësaj nyjes së biznesit energjetik. Nga struktura offshore, në Qipro është kompania ‘Altaria Research Limited’, e cila çon te ‘Rudnap Group’, një holding energjetik i biznesmenit serb Vojin Lazareviq”, tha Frçkovski.
Ai më tej theksoi se, lidhjet më tej vazhdojnë edhe në vet Qeverinë dhe se lidhja me qeverinë e Mickoskit është direkt. Frçkovski po ashtu pretendon se këtë rrjetë është e përfshirë edhe ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, e cila ka qenë drejtoreshë ekzekutive e “Rudnap Grup” dhe drejtuese në “Rudnap Dooel Shkup.
Nga LSDM paralajmëruan se në periudhën vijuese, do të ketë detaje të reja për këtë biznes rrjet.




