Veprimi i fundit nga Prokuroria Publike konfirmojnë gjithçka. LSDM që nga dita e parë e ka thënë të vërtetën për Koçanin. Arrestimet e djeshme të oficerëve të policisë janë individë që LSDM i shpalli në serialin “E vërteta për Koçanin” si përgjegjës të drejtpërdrejtë për lejimin e funksionimit të paligjshëm të diskotekës “Pulse”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Falë fakteve të publikuara dhe presionit, më në fund po merren masa. Por fakti mbetet se për katër muaj, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev, Ministri Pançe Toshkovski dhe e gjithë udhëheqja e OBRM-PDUKM-së u përpoqën t’i mbronin dhe të mbulonin përgjegjësinë e tyre.
Ata mbrojtën dhe fshehën zyrtarët e tyre, gënjyen publikun dhe ushtruan presion mbi Prokurorinë në mënyrë që të mos ndërmerrej asnjë veprim kundër stafit të tyre, të cilët u vërtetuan se ishin drejtpërdrejt përgjegjës për zjarrin në të cilin u dogjën 62 fëmijë.
Aleksandar Janev, si kreu i BSP-së, ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vartësit e tij. Ai i emëroi ata, ai dha urdhra dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen dhe të përballet me përgjegjësi penale”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM kërkon dorëheqjen e Janevit dhe Toshkovskit dhe përgjegjësi penale për rastin në Koçan appeared first on Telegrafi.