LSDM njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Hristijan Mickoski nuk fshihet më ai është prokuror, gjykatës, i cili urdhëron paraprakisht gjyqe kundër opozitës dhe disidentëve.

Nga pozicioni i Kryeministrit, Mickoski shpall publikisht ndjekje penale, shënjestron njerëz specifikë nga opozita dhe familjet e tyre me akuza të shkruara paraprakisht.

Shprehja e tij “Kam një ndjenjë” diktohet nga frika sepse ai e di se do të duhet të përballet me përgjegjësinë.

Por ky është një skandal me përmasa të papara dhe përfaqëson një kolaps të plotë të rendit ligjor dhe kushtetues, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Deklarata e Mickoskit është një sinjal se gjyqësori dhe prokuroria janë shndërruar në një mjet për hakmarrje politike dhe persekutim të disidentëve.

Metoda të natyrshme të regjimeve autoritare që sistemi demokratik nuk i njeh.

Prandaj, LSDM sot ngriti padi penale kundër Hristijan Mickoskit për krime:

-Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (neni 353, paragrafi 1 i Kodit Penal)

-Shkelje e barazisë së qytetarëve (neni 137, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal)

-Rrezikim i sigurisë (neni 143, paragrafi 1 i Kodit Penal)”, thonë nga LSDM.

Nga atje kërkojnë që Prokuroria Publike të veprojë menjëherë sipas kallëzimit penal, të thërrasë Mickoskin për marrje në pyetje dhe të parandalojë rrezikimin e mëtejshëm të rendit juridik./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version