
Inflacioni po rritet me shpejtësi me OBRM-PDUKM-në, çdo muaj i ri është një goditje e re për standardin e jetesës së qytetarëve, akuzojnë nga LSDM.
“Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar shifra alarmante, inflacioni vjetor është 4.8%.
Këto shifra katastrofike nuk janë të një “ekonomie të katërt”, por të një ekonomie në rënie të lirë. Rezultati i politikave ekonomike krejtësisht të dështuara të Qeverisë së Hristijan Mickoskit.
Pothuajse gjithçka është bërë më e shtrenjtë, veçanërisht ushqimet dhe produktet bazë.
Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë.
Prindërit detyrohen të heqin dorë nga shumë gjëra për të siguruar ushqim për fëmijët e tyre, bëjnë llogaritje të përditshme, qoftë për të paguar faturat apo për të blerë ushqime bazë.
Dhe ndërsa njerëzit mezi ia dalin mbanë dhe po luftojnë me çmimet e larta çdo ditë, Kryeministri Mickoski ende po “analizon”.
Qeveria i refuzon me kokëfortësi propozimet specifike të LSDM-së për të ulur çmimet dhe për të rritur pagat”, theksojnë nga atje.
Nga LSDM thonë se nuk ka nevojë për “analiza” dhe masa të dështuara me “shporta”./Telegrafi/
LSDM: Inflacion prej 4.8%, politikat e dështuara të qeverisë po e shtyjnë popullin drejt varfërisë appeared first on Telegrafi.