LSDM në një kumtesë për media thotë se derisa Mickoski flet për ekonomi të fortë, Maqedonia po përballet me krizën më të rëndë ekonomike dhe financiare në historinë e vendit që nga pavarësia e saj.
Nga LSDM thonë se sipas të gjithë treguesve që lidhen me stabilitetin e ekonomisë dhe sektorit financiar, qeveria është në krizë serioze të menaxhim, veçanërisht në Ministrinë e Financave.
“Fakti që analistë të ndryshëm po mbijnë si kërpudhat duke folur për një lloj “rritjeje ekonomike” është vetëm konfirmim se publiku po përgatitet për një krizë serioze. Megjithatë, realiteti është diametralisht i kundërt. Faktet tregojnë se buxheti është në prag të kolapsit të plotë. Rimbursimet e TVSH-së për kompanitë nuk po kthehen”.
“Kompanitë, nga eksportuesit më të mëdhenj deri te bizneset e vogla, nuk kanë rimbursime dhe po vuajnë pasojat. Ato nuk kanë likuiditet, nuk kanë para për paga dhe po hyjnë në borxhe. Ky është treguesi i parë i qartë se nuk ka para në thesarin e shtetit. Në të njëjtën kohë, fermerët presin subvencione që duhet t’i kishin marrë shumë kohë më parë”.
“Njoftimet për “mbështetje rekord” janë një gënjeshtër e plotë, realiteti është se nuk ka para në llogaritë e fermerëve. Paratë për subvencione u detyrohen fermerëve të bagëtive, prodhuesve të produkteve të hershme hortikulturore, ndërsa prodhuesit e orizit po hasin gjithashtu probleme. Pa këto para, jo vetëm që nuk ka “mbështetje rekord” për fermerët, por ka një varfërim rekord dhe zhvlerësim të prodhimit bujqësor, gjë që e bën Maqedoninë gjithnjë e më të varur nga importet, madje edhe për ushqim”, thonë nga LSDM.
LSDM: Ekonomia është para kolapsit, pagat vonohen appeared first on Telegrafi.