LSDM ka reaguan ndaj deklaratës së ministrit të MPB-së, Pançe Toshkovskit se objektet do të rrënohen vetëm nëse janë rrezik për njerëzit.

Deklarata e Ministrit Pançe Toshkovski se ndërtesat pa leje, të cilat numërojnë më shumë se 150 në Çair, do të shemben “nëse janë kërcënuese për jetën” është skandaloze.

Çfarë do të thotë Toshkovski, që ndërtesat pa leje që institucionet e tij do t’i përcaktojnë si jo kërcënuese për jetën mund të vazhdojnë të ndërtohen lirisht?

Pas muajsh mosveprimi ndaj krimit të qartë dhe të dukshëm dhe heshtjeje, Toshkovski më në fund ka gjetur një mënyrë për të mbrojtur biznesin paligjshëm të partnerëve të tij të koalicionit dhe i ka ndarë ndërtesat pa leje në të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

Relativizimi dhe mbrojtja e tillë e krimit mund të quhet lirisht historike, siç i pëlqen ta quajë shefi i tij Mickoski.

Me këtë deklaratë, Toshkovski në fakt pranoi se ligji nuk vlen njësoj për të gjithë. Në vend që të tregonte se shteti ka rend dhe ligj, ai më në fund ka gjetur një justifikim për të shpëtuar ata që janë politikisht të afërt me të“, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se ndërtimet pa leje janë simbol i paligjshmërisë, korrupsionit dhe marrëveshjeve nën tavolinë. Me qëndrime të tilla, Toshkovski dërgon një mesazh se kriminelët mund të flenë të qetë. Ai është këtu për të gjetur një mënyrë për t’i mbrojtur ata. Është ofenduese për të gjithë qytetarët e ndershëm që paguajnë taksat dhe presin lejet e ndërtimit./Telegrafi/

LSDM: Deklarata e Toshkovskit është skandaloze, se objektet pa leje do të shemben vetëm nëse janë kërcënuese për jetën appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version