minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Lloga: Mickoski me ëndrrën e vjetër të Gruevskit, për zhdukjen e ASH-së - Shqiperia.info

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të OBRM-PDUKM-së, i cili në një paraqitje televizive dha indikacione se ASH-ja do të përçahet.

Lloga thotë se Mickoski është në ëndrrën e vjetër të Gruevskit, dhe shprehet se është i bindur se në ASH nuk ka persona që dëgjojnë OBRM-PDUKM-në.

“Ëndrra e Mickovskit dhe OBRM-PDUKM-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve. Nuk e kishte atë kënaqësi, u përpoq më 27 prill por dështoi. Mbetja e Gruevskit mund të jetë ende duke ëndërruar, por ai gjithashtu e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të OBRM-PDUKM-së në Aleancën për Shqiptarët”, shkroi Lloga në reagim./Telegrafi/

Lloga: Mickoski me ëndrrën e vjetër të Gruevskit, për zhdukjen e ASH-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version