minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Lloga-Dameva: Do të intensifikohet bashkëpunimi institucional - Shqiperia.info

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka zhvilluar një takim me kryetaren Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale në të dy institucionet, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga atje thonë se vendimi i Gjykatës Administrative me të cilin Dameva u rikthye në krye të Këshillit ngjall shpresë për kthimin e besimit tek institucionet, si dhe domosdoshmërinë e punës ligjore dhe të përgjegjshme.

Ministri Lloga përshëndeti vendimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për ndërprerjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.

“U mirëpritën veprimet e dy ish-anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjyqtares së Lartë, Mirjana Radevska Stefkova dhe gjyqtarit të apelit Zoran Gerasimovski, të cilët dhanë dorëheqje për shkak të vendimit për shkarkimin e paligjshëm të Damevës nga kryesia.

Dameva e falënderoi ministrin Lloga për të gjitha aktivitetet që ka ndërmarrë në periudhën e kaluar dhe indikacionet e tij për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, të cilat dëshmuan se ky institucion ka nevojë për reforma”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Në takim, theksojnë nga atje, u diskutua për Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë (2024-2028) dhe masat e parashikuara nga ajo për reformat në zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e presidentit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Strategjia është në përputhje të plotë me rekomandimet e Misionit vlerësues, për të cilat kryetarja e këshillit, Dameva, shprehu gatishmërinë për t’i zbatuar ato.

“Ministri Lloga informoi se gjatë javës së ardhshme Grupi Punues do të përgatisë draft versionin e ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor. Këshillit Gjyqësor iu kërkua të shqyrtojë të gjitha rastet dhe korrespondencën e Ministrisë së Drejtësisë që i janë dërguar në një kohë sa më të shkurtër”, thonë nga atje.

Nga atje shtojnë se bashkëpunimi institucional i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor do të intensifikohet në periudhën e ardhshme përmes bashkëpunimeve dhe projekteve të ndërsjella për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë./Telegrafi/

Lloga-Dameva: Do të intensifikohet bashkëpunimi institucional appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version