Asnjë nga universitetet nga Maqedonia e Veriut nuk është në mesin e 2000 universiteteve më të mira në botë, sipas listës “Global 2000” të publikuar nga Qendra për Renditjen e Universiteteve Botërore.
Universiteti më i mirë i renditur në rajon është Universiteti i Beogradit, në vendin e 393-të, Universiteti i Lubjanës është në vendin e 444-të dhe Zagrebi është në vendin e 522-të.
Nga Kroacia, përveç Zagrebit, në listë janë edhe Universiteti i Splitit (953) dhe Universiteti i Rijekës (1,658).
Nga Sllovenia, në listë është edhe Universiteti i Mariborit – në vendin e 1.293-të.
10 universitetet më të mira të renditura në botë këtë vit janë: Harvard, MIT, Stanford, Cambridge, Oxford, Princeton, Universiteti i Pensilvanisë, Columbia, Yale dhe Universiteti i Çikagos.
Qendra vlerëson universitetet bazuar në katër kritere, pa u mbështetur në anketa ose të dhëna të ofruara nga vetë universitetet: cilësia e arsimit (25 përqind), punësimi i të diplomuarve (25 përqind), cilësia e stafit mësimdhënës (10 përqind) dhe puna kërkimore (40 përqind)./Telegrafi/

